Aksident në Tiranë, plagosen dy persona, kalimtarët u vijnë në ndihmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2021, 11:51
Një aksident është regjistruar pak më parë në Tiranë, në zonën e quajtur Stacioni e Trenit. Ora News mëson se një makinë tip “Benz” ka përplasur një burrë dhe një grua që ndodheshin pranë rrugës.
Nuk dihen ende detaje në lidhje me ngjarjen, por burime për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë dy persona janë plagosur.
Në videon siguruar nga Ora News, shihet se në vendngjarje nuk ka asnjë polic dhe as ambulancë, ndërkohë që kalimtarët po kujdesen për të plagosurit.