Alkoolistët mbushin burgjet, juristët: Gjykatat po i mbyllin në burg, kujdes, kujdes, kujdes!
Nuk ka më falje për ata që drejtojnë automjetet në gjendje të dehur apo nën efektin e lëndeve narkotike.
Vetëm për periudhën qeshor-korrik-gusht në Tiranë dhe në rrethe janë prangosur rreth 500 persona, të cilët kanë rezultuar se kanë konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli ose lëndë narkotike .
Por krahas arrestimeve nga blutë, alkolistët janë lënë në burg edhe nga gjykata.
Avokati, Enea Cenko, thotë për Rtv Ora se ndryshe nga më parë, gjatë periudhës së kesaj vere gjykatat janë treguar më agresive duke lënë në burg të arrestuarit e Policisë Rrugore.
"U bëj thirrje drejtuesve të mjeteve kujdes, kujdes, kujdes, sepse organi i akuzës ka pasur raste të ndryshme dhe në të shumtën e rasteve janë dhënë masa arrestim me burg për disa ditë, burgu me afat, dhe arrest shtëpie."
Mosha e të arrestuarve është e ndryshme por vihen re shumë të rinj të kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi .
"Është mosha 20-35 vjeç por edhe moshat e treta shpesh herë i kemi parë nëpër seanca gjyqësore në masa sigurimi në gjykatën e Tiranës dhe gjykata të tjera të vendit."
Por këtë verë të shumta kanë qenë edhe ndëshkimet administrative.
Vetëm gjate kesaj periudhe jane hequr 2000 leje drejtimi me afat pezullimi nga dy deri në gjashtë muaj, ndërsa janë gjobitur për shkelje të tjera rreth 4000 shtetas për shkak të shkeljeve të konstatuara nga efektivët e qarkullimit rrugor, të cilët kanë qenë në gadishmëri për të shmangur aksidentet fatale në rrugë.

