Video/ Dalin pamjet nga përplasja me armë mes dy grupeve shqiptare në Itali
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme (4 shtator) në Trieste të Italisë, ku u përplasën shqiptarë e kosovarë dhe mbetën të plagosur 8 persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka rrëfyer si nisi konflikti dhe çfarë ndodhi mes dy grupeve.
"Përleshja filloi me karrige dhe stola. Pastaj erdhi një furgon dhe dolën më shumë njerëz jashtë, sikur të kishin thirrur përforcime. Kam dëgjuar 5 deri në 7 të shtëna. Kishte një person në tokë. E gjitha zgjati rreth dhjetë minuta," thotë ai.
Në pamjet e publikuara nga media italiane duken dërrasat që janë përdorur nga shqiptarët e kosovarët për të goditur njëri-tjetrin të hedhura në tokë.
Në video shihet një ambulancë e cila merr njërin nga personat e plagosur për ta transportuar në spital.
Policia ka rrethuar zonën, ndërkohë dhjetëra qytetarë janë mbledhur jashtë perimetrit të sigurisë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Sherri ndodhi përpara një lokali dhe mendohet se ka filluar për mosmarrëveshje që lidhjen me punën.
/OraNews/
