Covid-19/ Dasho: Varianti ‘Delta’ ka ndryshuar situatën epidemiologjike, ora policore e pakuptimtë

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, mjeku Erjon Dasho, ka komentuar situatën epidemiologjike në vend.

Dasho është shprehur se në rritjen e rasteve të reja ka ndikuar variant ‘Delta’, që sipas tij është shumë më i transmetueshëm se variantet e tjera.

Ai shprehet se hyrja e variantit ‘Delta’ në vend ka ndryshuar tërësisht situatën epidemiologjike.

"Më tepër sesa sezoni i verës ka ndikuar hyrja e variantit Delta , pra Shqipëria në raport me variantet e tjera të virusit kishte arritur një shkallë imunizmi që bëri situatën që kishim në Maj e në Qershor. Kishte javë tëtëra pa humbje jete dhe kishte ditë të tëra të diagnostikuar. Pra në raportin me variantin 'Alpha', 'Beta' dhe 'Gama', popullata shqiptare tregon se kishte arritur imunitetin e grupit dhe virusi po shkonte drejt rënies. Hyrja e variantit Delta ndryshoi situatën epidemiologjike. Dihet që transmetueshmëria e këtij virusi është shumë e lartë dhe mbi të gjitha ky virus i shpëton mbulesës imunitare. Qoftë imunitetit natyral, qoftë dhe ai imuniteti i vaksinës."

Në lidhje me orën policore që ka hyrë në fuqi më 1 shtator, Dasho thotë se është një masë e pakuptimtë pasi nuk ka për të luajtur asnjë rol pozitiv në ecurinë e pandemisë.

"Kjo është një masë e pakuptimtë që gjatë gjithë kohës  ka insistuar Komiteti i Ekspertëve ta ketë dh eta aplikojë edhe në kulmin e pandemisë. Pra është një masë e pakuptimtë, një masë e paefektshme dhe një masë që vendet evropiane e aplikojnë pasi kanë ezahuruar të gjithë tërësinë e masave të tjera. Në Shqipëri kjo ka qenë masa e vetme dhe një masë tjetër ka qenë ajo e mbajtjes së maskës një rrugë, përsëri një masë  e paefektshme. Në kushtet që flasim në Shqipëri duhet të kishte e detyrueshme përdorimi i një maske kirurgjikale, në mjetet e transportit publik dhe në vendet e mbyllura, dhe kjo do të ishte një masë që do të kishte shumë efekt të madh se ora policore që nuk ka për të pasur asnjë rol në ecurinë e pandemisë."

Intervistoi Sonila Musai, përgatiti për online Anila Kolgjini.