Rritja e infeksioneve nga "Delta", hapet spitali Covid 3 për të përballuar fluksin
Shtimi i rasteve të reja për shkak të variantit "Delta" ka detyruar autoritetet shëndetësore të hapin spitalin Covid 3.
Lajmin e ka dhënë ministrja Manastirliu në një postim në facebook përmes një fotoje të ekipit mjekësor të këtij spitali.
"Covid 3 në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga Covid 19 që kanë nevojë për trajtim spitalor" shkruan Ministrja.
Uragani Ida i merr jetën të gjithë anëtarëve të familjes në SHBA
4 Shtator, 15:33
Manastirliu thotë se kanë riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por nënvizon se është thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj.

Ditën e sotme në vendin tonë nuk kanë mundur të mbijetojnë nga Covid-19, 4 persona , ndërkohë që janë infekrtuar 984 persona.
Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Sipas Ministrisë në spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë.


