Me heroinë në “Benz”, arrestohet 45-vjeçari në Kakavijë, sekuestrohet droga dhe makina

Një 45-vjeçar është arrestuar në pikën Kufitare të Kakavijës pasi është kapur me 278 gramë heroinë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Spiro Qose, 45 vjeç, banues në Fier.

"Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “benz” që drejtohej shtetasi Spiro Qose, 45 vjeç, banues në Fier," informon policia. 

"Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Benz", nga shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare, Fontex-it dhe të doganës, është bërë e mundur gjetja e një pakoje të mbështjellë, brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike heroinë, me peshë 278 gramë."

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike." /OraNews/