Kurbin: Rrugës i del pronari, 100 banorët e izoluar thirrje shtetit të ndërhyjë ose “do vritemi”
Plot 100 banorë të fshatin Adriatik të Kurbinit vijojnë të jenë të izoluar, pasi rrugën që përdornin prej më shumë se 20 vitesh i doli pronari. Në mungesë të zgjidhjes nga institucionet pas tre muajsh pritje, ata dolën sërish në proteste.
“Për këtë rrugë kemi ardhur nga Malësia. Pa rrugë, atje ishim më rehat."
Banorët thonë se nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me qendrën urbane dhe në këtë situatë janë detyruar që të mos çojnë as fëmijët në shkollë. Ata paralajmërojnë vetëgjyqësi nëse problemi i tyre nuk do të marrë zgjidhje të shpejtë nga institucionet shtetërore.
“Si ti çoj fëmijët në shkollë? Apo të marr aeroplanin e ti çoj. Duam nga shteti rrugën, sepse rrezikojmë të vritemi."
Banoret e izoluar janë vendosur në këtë zonë pas viteve 90, ndërsa rruga është arritur të bëhet pronë private ligjërisht përmes vendimeve të gjykatave.

/OraNews/
