“Më qëlluan sapo dola nga kafja!” Ora News zbardh dëshminë e ish-kreut të PS-së të plagosur në Shkodër: Autorët me motor

Ora News ka zbardhur dëshminë e ish-kreut të PS-së Nikolin Huba që mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm me 2 plumba në qytetin e Shkodrës.

Anëtari i Këshillit Bashkiak në Vaun e Dejës ta thënë para oficerëve të policisë gjyqësore se e kanë qëlluar 2 persona sapo ka dalë nga kafja.

Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk e di kush janë autorët apo përse e kanë plagosur.

"Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Unë nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan, mësohet të ketë thënë 54-vjeçari.

Mësohet se i plagosuri është nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.

Kur ndodhi ngjarja

Ngjarja u shënua rreth 10:15 tek "Shkolla Pyjore" në Shkodër.

Ai ka marrë dy plumba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, informoi policia e këtij qyteti./OraNews/