"Ky është shteti ynë", ura i rrezikon jetën banorëve të 2 fshatrave në Devoll: Asnjë zgjidhje nga bashkia

Banorët e fshatrave Miras dhe Vidohovë në Devoll rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre duke kaluar në urën që lidh dy fshatrat. Ura është pothuajse e pakalueshme, ndërsa bashkia në vend që të kryejë investime serioze ka zgjedhur që të vendos vetëm disa dërrasa.

Kjo është gjendja e urës që  lidh dy fshatra të Bashkisë Devoll, fshatin Miras dhe fshatin Vidohovë.

Prej vitesh ura ka degraduar, ndërsa askush nuk ka vënë dorë në të.

Pak ditë më parë autoritetet vendosën disa dërrasa, për të mundësuar kalimin e automjeteve.

Banorët shprehen se gjendja e saj është duke u kthyer në një rrezik serioz për ta dhe fëmijët.

"Është gjynah, nuk e di si kanë shpëtuar fëmijët që kalojnë natën."

"Nga ura jemi shumë të rrezikuar, makinat që kalojnë mund të thyejnë dërrasat."

"Ky është shteti ynë", ura i rrezikon jetën

Edhe shoferët thonë se ndihen të rrezikuar.

"Shumë e vështirë, 4 herë në ditë, 5 herë. Ky është shteti ynë."

"Kjo është e rrezikshme sepse këtu kalojnë 2 fshatra. Ka edhe të tjerë që kalojnë, por kjo është edhe për bagëtinë. Nuk po venë dorë që ta rregullojnë."

"Ky është shteti ynë", ura i rrezikon jetën

Madje pak ditë më parë ata janë dëshmitarë të një aksidenti të ndodhur në këtë urë.

"Shumë! Një makinë ra aty, me zor e nxorëm duke punuar me kriko nga poshtë."

Bashkia Devoll e cila mbledh taksa nga banorët nuk ka bërë asnjë ndërhyrje përfundimtare për banorët e kësaj zone pavarësisht apelit të këtyre të fundit.

"Ky është shteti ynë", ura i rrezikon jetën

/OraNews/