Foto/ Iu besua Fieri, por Taulant Balla mbetet ‘besnik’ i Elbasanit, ja ku e gjen fundjava

Ndonëse kryeministri Rama, i besoi qarkun e Fierit në mandatin e tretë qeverisës, duke e emëruar drejtues politik, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla duket se nuk ka ndërmend të lërë pas dore qarkun të cilin drejtoi për vite me radhë.

Fundjava e gjen Ballën në Librazhd. Ai ka postuar foto nga stadiumi ndërsa ndjek ndeshjen miqësore që luhet atje mes KF Sopotit dhe Af Elbasanit.

Në 2 shtator, kur kryeministri Rama prezantoi emrat e qeverisë së re Balla u emërua drejtues i qarkut të Fierit. I pyetur nëse është mërzitur me kryeministrin Rama, Balla tha se do jetë në Kuvend dhe marrëdhënia e tij me Elbasanin nuk ndryshon kurrë.

"Do jem në Kuvend që Elbasani të ketë vëmendjen e parë të qeverisë. Unë jam sa përfaqësues dhe banor i atij qarku. Tifozëria dhe marrëdhënia ime me Elbasanin nuk ndryshon kurrë. Do jem mes Elbasanit dhe Fierit," ishte fjala e Ballës./OraNews/

Foto/ Iu besua Fieri, por Taulant Balla mbetet ‘besnik’ i Elbasanit,

Foto/ Iu besua Fieri, por Taulant Balla mbetet ‘besnik’ i Elbasanit,