Edhe lavazh edhe dyqan kokaine, arrestohen 2 persona në Vlorë

Edhe lavazh edhe dyqan kokaine, arrestohen 2 persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 shtetas, që  posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë.

Bëhet fjalë për Admirim Çumani, 26 vjeç dhe Besmir Sadikaj, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Mësohet se dy vlonjatët janë arrestuar gjatë kontrollit në një ambient (lavazh) në Vlorë, në përdorim nga këta dy shtetas, ku u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje, 2 peshore elektronike dhe 2 aparatë celular.