PS nis në Presidencë shkresën për mandatimin e Ramës kryeministër të Shqipërisë
Një javë para mbledhjes së parë të Parlamentit, Partia Socialiste i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta emërimin e Edi Ramës në mandatin e tretë në krye të qeverisë.
Shkresa është nisur në bazë të nenit 96 të Kushtetutës, ku përcaktohet se të drejtën e propozimit e ka shumica e zgjedhur, në rastin konkret në votimet e 25 prillit.
Sipas këtij përcaktimi kushtetues kreu i shtetit duhet të shprehet para nisjes së legjislaturës e përcaktuar në datën 10 shtator.
Sipas ligjit themeltar të shtetit, brenda 10 ditëve nga ky emërim kryeministri Edi Rama do t'i paraqesë për miratim Kuvendit programin politik së bashku me përbërjen e tij, e më pas duke kërkuar dhe dekretimin e ministrave të rinj.
Më herë në asamblenë e PS Rama bëri dhe publik emrat e rinj në qeveri ku 12 do të jenë gra dhe 4 burra
Formimi i qeverisë së re vjen në kohën kur Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurat për shqyrtimin e kërkesës së PS për shkarkimin e Ilir Metës nga President i Republikës së Shqipërisë.
Ndërsa institucioni më i lartë i drejtësisë shqiptare ka sqaruar edhe pozicionin e kreut të shtetit sa i përket pranimit ose jo të një ministri.
Sipas vendimit formimi i kabinetit duhet të vijë përmes një dialogu, kryeministri, parlament, presidencë, pa cenuar balancat e pushteteve. Por Presidenti mund të refuzojë një emër ministri vetëm nëse do të paraqesë argument të sakta.
Qeveria “Rama 3”
Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro
Ministra shteti
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
Sekretarë të PS
Damian Gjiknuri - Sekretar i Përgjithshëm i PS
Blendi Klosi - Sekretar Organizativ i PS
Anila Denaj - Sekretare për Burimet Njerëzore
Romina Kuko - Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë
Bojkena Basha - Sekretare për Rininë në PS
Etjen Xhafaj - Sekretar për dixhitalizmin e partisë
Etilda Gjonaj - Sekretare për Rolin e Gruas
Dhurata Isufaj - Kryefinanciere e PS
Këshilli Mbikëqyrës në PS
Ervin Bushati
Milva Ikonomi
Arben Ahmetaj
Antoneta Dhima
Anila Denaj
Drejtuesit e qarqeve
Fier-Taulant Balla
Elbasan-Damian Gjiknuri
Vlora-Arben Ahmetaj
Shkodra-Edona Bilali
Kukës-Eliza Spiropali
Durrës - Ardian Çela
Berati -Bledi Çuçi
Gjirokastër-Mirela Kumbaro
Dibra-Ulsi Manja
Lezha-Bledi Klosi
Tirana-Erion Veliaj
/OraNews/

