Prish barrierat anësore për të lidhur fshatin me autostradën Levan- Vlorë, në pranga 47 vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi ka dëmtuar barrierat anësore të autostradës Levan-Vlorë, me qëllim lidhjen me një rrugë dytësore që ndërtonte pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, ndërtimi i rrugëkalimit ka dëmtuar i barrierat anësorë të autostradës, duke u bërë burim aksidenti për makinat.

Mësohet se Adrian Baçaj, banues në Vlorë është arrestuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrugëve.”

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.