Durrës: Surpriza e kësaj vere turistët serbë dhe boshnjakë
Sezoni turistik që po lëmë pas po konsiderohet si një sezon i suksesshëm për vendin tonë, pas krizës së rëndë që shkaktoi pandemia e koronavirusit në 2020.
Shtatori pritet që ta bëjë diferencën përfundimtare sipas kreut të Dhomës së Tregtisë së Durrësit Alban Isteri.
Sezoni nuk ka mbaruar ende. Presim që në shtator të ketë njëprurje që do të ndajë kahun mes një sezoni shumë të suksesshëm dhe të sukseshshëm.
Miliona turistë sipas Istert vizituan Durrësin këtë vit, ndërsa padyshim surpriza ishin turistët serbë dhe boshnjakë, të cilën zgjodhën bregdetin e Adriatikut për të pushuar
“Risitë këtë vit kanë qenë turistë nga Serbia e Bosnja Hercegovina që po zbulojnë Shqipërinë si destinacion I ri turistik. Mendojnë që në vitet e ardhshme Shqipëria do të jetë surpriza e sezonit turistik në vendet e Ballkanit”
Por krahas suksesit që arriti turizmi këtë vit, kriza e mbetjeve në Durrës dhe problematikat e tjera lokale ndikuan jo pak tek qytetarët që kishin zgjedhur Durrësin për të pushuar
“Patëm probleme me menaxhimin e mbetjeve dhe kjo nuk është lajm i mirë për turizmin” thote Alban Isteri per Ora News.
Zgjatja e sezonit turistik është një kërkesë e herë pas hershme e bizneseve në qytetet bregdetare.
“Duhet të mendojmë të diversifikojmë turizmin” thotë Alban Isteri.
Shqiptarët e Kosovës dhe qytetarët nga Maqedonia e Veriut prej vitesh mbajnë vendet e para për numrin e turistëve në vendin tonë.
"Këtu kalojmë shumë mirë. Nuk kemi pasur asnjëherë problem”

