Video/ Kallashnikov, municion luftarak e bajoneta, si e ruanin kanabisin vëllezërit korçarë, arrestohet njëri

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Maliqit dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, pasi akuzohen për tentativë të kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Selcë, Maliq dhe shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin D. M., 21 vjeç, banues në Libonik, Maliq.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambientet përreth saj në pronësi të shtetasve të mësipërm, u gjetën 1 armë zjarri tip kallashnikov, një sasi me municione luftarake, 2 krehër dhe 2 bajoneta arme zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u konstatuan edhe disa fidanë të dyshuar kanabis, të cilat dyshohet të jenë kultivuar nga dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", të kryera në bashkëpunim.

Video/ Kallashnikov, municion luftarak e bajoneta, si e ruanin kanabisin

/OraNews/