Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Krujë e Fushë Krujë, dy të arrestuar
Policia e Durrësit ka goditur 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe ka vënë në pranga 2 shtetas si autorë të dyshuar.
Blutë bëjnë me dije se si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në territorin e Krujës.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-Xh. K., banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
-I. L., banues në Borizanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./OraNews/
