“Bomba” e ditës së fundit në merkato. Griezmann nga Barcelona te Atl. Madrid

Antoine Griezmann mund të quhet sërish një lojtar i Atl. Madrid. Në ditën e fundit ose më saktë në momentet e fundit të gongut të merkatos, Barcelona ka arritur të gjejë akordin për ta larguar nga skuadra në formë huazimi.

Largim, pasi as me Messin e as pa Messin, francezi nuk arriti të imponohej dhe të shkëlqente me katalanasit teksa vetëm ditën e fundit palët arritën të kompletonin një lëvizje të tillë e cila u tentua edhe në fillim të verës, shkruan Ora News.

Sipas marrëveshjes, Griezmann kalon te Atl. Madrid në huazim me të drejtë blerjeje 40 mln Euro pasi shitja përfundimtare ishte e pamundur për arkën e “los colchoneros”, dhe rikthimi i sulmuesit ishte një dëshirë direkte e Simeones.

Akordi është arritur dhe zyrtarizimi mund të vijë në mesnatë pasi janë detajet e fundit që po mbyllen mes Barcelonës dhe Atleticos, nderkohë që sulmuesi francez ka arritur akordin me kampionët e Spanjës për një kontratë 2-vjecare me të drejtë rinovimi për një tjetër vit.