Mbappe do të vijë falas, Real Madrid marrëveshje "rrufe" për talentin tjetër francez
Nga Mbappe te Camavinga. Real Madrid nuk mund të mbetej pa një goditje në merkato dhe pas dorëzimit për Kylian Mbappe u hodh menjëherë në sulm për njê tjetër talent alpin.
Bëhet fjalë për Edoardo Camavinga, mesfushori i talentuar i Rennes për të cilin ishin në garë shumë ekipe por duket se Florentino Perez i kishte dhënë fjalën lojtarit për ta sjellë në Madrid dhe e mbajti.
Mesfushori 20-vjecar kishte vetëm një vit kontratë si Mbappe dhe Rennes preferoi ta shiste tani që mos ta humbiste pa përfituar në verën tjeter.
Duke qenë se Real Madrid ka në "xhep" fjalën e Mbappe, në mos sot, vitin tjetër, atêherë drejtuesit nisën një operacion "rrufe" për të mbyllur blerjen e lojtarit të talentuar, shkruan Ora News.
31 mln euro pa përfshirê disa bonuse eshtë akordi që u arrit mes palëve ndërsa mesfushori do të firmosë për pesë sezone me Real Madrid, duke u berë blerja e dytë pas David Alabas.
