Nedim Bajrami vishet kuqezi. Mesfushori zyrtarisht do të luajë me Shqipërinë

Një lajm i mirë, fantastik për Shqipërinë në prag të ndeshjeve eliminatore të Shtatorit. Nedim Bajrami, mesfushori i superkërkuar nga Edy Reja do të veshë fanellën e Shqipërisë në këto ndeshje teksa Federata Shqiptare ka fituar gjyqin në CAS kundër FIFA-s që lojtari të vishej kuqezi.

Ky është lajmi më i mirë i mundshëm për Shqipërinë dhe Reja e gjithashtu për FSHF që bënë të mundur që një lojtar kaq i talentuar si Bajrami të luajë me Shqipërinë, madje menjëherë që në këto ndeshjet që po afrojnë.

22-vjeçari është një nga lojtarët më premtues në Serinë A ku po bën jashtëzakonisht mirë me Empolin dhe vet trajneri Reja e kërkonte me çdo kusht në këto ndeshje.

FSHF njoftoi fitimin e betejës ndaj FIFA-s në Gjykatën Sportive të Arbitrazht duke përsëritur edhe njëherë fitoren ndaj qeverisë së futbollit botëror pas asaj që ndodhi në Beograd.

Nedim Bajrami vihet kështu menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edy Reja duke qenë i gatshëm për 3 sfidat delikate të Shtatorit, shkruan ORA News.