Kombëtarja stërvitet e kompletuar, Nedim Bajrami nuk do të jetë me Portugalinë

Djemtë e kombëtares kuqezi janë kompletuar dhe janë stërvitur normalisht në vigjilje të ndeshjes me Poloninë. Në Varshavë, ndryshe nga dje, skuadra kishte mundësi të stërvitej në një kohë normale pa reshje shiu teksa grupit të lojtarëve i ishte bashkuar edhe Marash Kumbulla, i fundit që erdhi në grumbullim.

Programi stërvitor ka vijuar normalisht me ushtrime taktike dhe të ndarë here në grupe por një lajm jo dhe aq i mirë është konfirmuar për Nedim Bajramin, shkruan Ora News.

Për shkak të proçedurave burokratike, fantazisti i Empolit nuk do të jetë i gatshëm për Rejan në ndeshjen e parë ndaj Polonisë. Kjo për faktin se lojtarit nuk i ishte dërguar ftesë derisa CAS vendosi për të ndaj dhe thirrja në grumbullim i ka shkuar dje Empolit dhe duhet 2-3 ditë, siç është proçedura zakonisht ndaj dhe mungesa e tij me Poloninë është e konfirmuar me 90%.

Ndoshta FSHF mund të bëjë diçka të jashtëzakonshme për të bindur Empolin që të lërë të lirë menjëherë Bajramin që të fluturojë për në Varshavë por me shumë gjasa, lojtari do të bashkohet në Tiranë me ekipin për të luajtur në dy ndeshjet e tjera me Hungarinë dhe San Marinon.