Merkato e nxehtë në Superiore. Vllaznia e Partizani prezantojnë afrimet e radhës
Duket se kanë ende për të thënë në merkato ekipet e Kategorisë Superiore. Vllaznia pas humbjes në Superkupë dhe pas lajmit që zyrtarizoi Xhaferin si pronar 100% të aksioneve të klubit, ka vijuar me dy goditje në merkato.
Klubi shkodran nënshkroi me dy mesfushorë të rinj, Albin Sadrijaj dhe Zinedin Mustedanagiç, shkruan Ora News.
I pari ka luajtur edhe me Shpresat e Zvicrës teksa aventura e fundit ishte në kategorinë e dytë të Zvicrës me Kriens teksa hodhi firmën në kontratë 2-vjeçare.
Edhe prurja e dytë, Mustedanagiç është një mesfushor, fantazist dhe ka luajtur me Spartën e Pragës dhe vitin e kaluar ishte huazuar te FK Sarajevo. Edhe 23-vjeçari ka nënshkruar për dy sezone me Vllazninë.
“DY FIRMA TË REJA PËR VLLAZNINË
Që prej ditës së sotme, pjesë e KF Vllaznia do të jenë edhe dy futbollistë të rinj. Njëri prej tyre është pikërisht Albin Sadrijaj, lojtari i cili prej disa ditësh është stërvitur me skuadrën tonë dhe tashmë do të jetë edhe zyrtarisht pjesë e saj. Sadrijaj është 24 vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka lujtur për U-21 të Zvicres. Pozicioni i tij në fushë është ai i mesfushorit mbrojtes dhe ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Vllazninë. Lojtari tjetër që ka firmosur sot është fantazisti 23 vjeçar Zinedin Mustedanagiç. Ai është një lojtar i rritur ke Sparta Prages dhe sezonin e fundit ka lujtur për Sarajevon. Edhe Mustedanagiç ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare për Vllazninë. Mirë se erdhe Albin Sadrijaj!
Welcome Zinedin Mustedanagiç!????????"
Ndërkohë që edhe Partizani ka prezantuar përforcimin e radhës dhe bëhet fjalë për një sulmues krahu, Griseld Lika, i cili sezonin e kaluar luajti me fanellën e Bylis.
“FK Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Griseld Likën. 23 vjeçari i cili luan si sulmues i majtë ka nënshkruar për një vit me të kuqtë.
Lika është një produkt i Akademisë së Partizanit dhe bashkohet me skuadrën pas eksperiencës së fundit në kampionatin kosovar te KF Arbëria. Në kampionatin shqiptar Lika ka qenë pjesë edhe e Dinamos, Korabit, Luftëtarit dhe Bylis”.

