Zbulohen shifrat zyrtare të kalimit të Ronaldos te Man. United
Teksa Cristiano Ronaldos sot u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës kombëtare për sfidat eliminatore të Portugalisë këto ditë, janë publikuar edhe shifrat e trasnferimit të tij te Man. United.
Pas 12 vjetësh, Ronaldo rigjen klubin anglez i cili mësohet se ka shpenzuar 15 mln euro menjëherë për ta marrë nga Juventusi dhe 8 mln euro të tjera në formë bonusesh, lehtësisht të arritshme nga lojtari, shkruan Ora News.
Portugezi ka firmosur për dy sezone deri në 2023 me “Djajtë e Kuq”, me opsion zgjatjen e kontratës edhe për një tjetër vit deri në 2024, praktikisht, ai mund ta mbyllë karrierën 39-vjeç dhe me fanellën ku u bë i famshëm.
Në 133 ndeshje, numri 7 arriti të shënonte 101 gola dhe të ngrinte lart 5 trofe, por jo atë të Championsit për të cilin në fakt erdhi te Juventusi. Gjithsesi, rekordet nuk munguan dhe portugezi u bë futbollisti i parë në historinë e Juventusit që arriti të shënonte më shumë se 100 gola në të gjitha kompeticionet në tri sezonet e para.
Kujtojmë që në epokën e e parë te te Manchester United, Cristiano Ronaldo shënoi 118 gola në 292 ndeshje dhe fitoi çdo trofe të mundshëm, individual dhe me “Djajtë e Kuq”.
Paga e Ronaldos do të jetë 385 mijë Paund në javë dhe do të bëhet lojtari më i paguar në Premier League, në moshën 36-vjeçare.
