Man. City shpërblen Ruben Dias me një kontratë të re deri në 2027
Vetëm një vit pasi zbarkoi në Premier League, Ruben Dias është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë duke përmirësuar ndjeshëm repartin e tërhequr të Man. City. Aq i fortë ishte impakti i mbrojtësit saqë skuadra e Guardiolës fitoi titullin kampion dhe ishte ekipi që pësoi më pak gola.
Edhe pse u ble për një shifër rekord prej 68 mln Eurosh, çdo cent i shpenzuar për të ja ka vlejtur dhe duke parë një formë të tillë, drejtuesit vendosën të shpërblenin 24-vjeçarin me një kontratë të re dhe të gjatë deri në vitin 2027.
Praktikisht deri në moshën 30-vjeçare, Dias do të ngrejë murin e mbrojtjes te Man. City ndërsa do të bëhet edhe ndër mbrojtësit më të paguar në Premier League, shkruan Ora News.
Dias nuk e fshehu gëzimin për firmën në kontratën e re me kampionët në fuqi të Premier League.
“Jam shumë shumë i lumtur për rinovimin. Po shijoj çdo ditë, çdo minutë këtu me këtë skuadër dhe dua të falenderoj trajnerin Guardiola dhe stafin teknik me të cilët kam kaluar çdo pritshmëri këtu. Tani dua të punoj sa më shumë dhe t’ia shpërblej klubit dhe trajnerit besimin e dhënë”, u shpreh Dias par firmës në kontratë.
