Rey Manaj rikthehet në Serinë A, Barça arrin akordin me Spezian për sulmuesin kuqezi

Rey Manaj largohet nga Barcelona. Sulmuesi shqiptar i cili ishte protagonist me katalanasit gjatë fazës përgatitore, tashmë do të nisë një aventurë tê re në Serinë A.

Është Spezia e cila ka bërë një ofertë për sulmuesin shqiptar për të cilin kishte interes edhe nga skuadra të tjera shkruan Ora News.

Manaj ka njê vlerë afro 1 mln euro dhe transferimi i tij do të bëhet përfundimisht, ndoshta në huazim me të drejtë blerjeje e tani priten vetëm testet mjekësore.

Nuk përjashtohet që sulmuesi kuqezi teksa është në grumbullim me kombëtaren në Varshavê të kryej atje testet dhe procedurat për transferimin te Spezia.

Klubi italian drejtohet nga një ish i Barçës, si Thiago Motta dhe kishte kërkuar edhe një përforcim në sulm duke mbyllur kështu akordin për 24-vjecarin shqiptar për të cilin bêhet fjalë për një rikthim në Itali ku ka luajtur më parë me Interin e Mancinit.