Cristiano Ronaldo firmos kontratën me Man. United deri në vitin 2024

Me të kaluar testet mjekësore në Lisbonë, Cristiano Ronaldo sot ka firmosur edhe kontratën me Man. United.

Siç mësohet, klubi anglez kishte arritur marrëveshjen me Juventusin të cilën e njoftoi menjëherë ndërsa sot ka marrë edhe kontratën e firmosur nga sulmuesi portugez I cili rikthehet pas 12 vjetësh në “Old Trafford”.

Kontrata mes palëve do të jetë 2+1, dy sezone deri në vitin 2023 me opsion për ta rinovuar edhe një vit deri në 2024, praktikisht për ta nxjerrë në “pension” portugezin në klubin ku vazhdojnë ta duan pa kushte.

Tanimë ka nisur proçesi i sigurimit të vizave pasi Anglia nuk është më në BE dhe synohet që Cristiano Ronaldo të debutojë menjëherë pas kthimit nga ndeshjet e kombëtareve, me Newcastle, shkruan Ora News.

Paga e sulmuesit pritet të jetë me shumë bonuse të majme dhe ajo bazë është diku te 20 mln Euro në vit që gjithsesi vetëm pas zyrtarizimit dhe publikimit të kontratave do të zbulohet saktësisht.