Barcelona shet talentin Moriba te Leipzig, regjistron Kun Agueron
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Gusht 2021, 18:42
Pak frymëmarrje për Barcelonën dhe arkën e klubit. Talenti Ilaix Moriba ka mbyllur aventurën me katalanasit me të cilët kishte refuzuar të rinovonte kontratën duke u shndërruar në një çështje që kishte përfshirë trajnerin, drejtuesit dhe të atin e lojtarit.
Gjithsesi, 18-vjeçari tashmë i ka dhënë fund aventurës duke pranuar ofertën e Leipzig që ofroi 16 mln euro menjëherë dhe 6 mln euro të tjera bonuse ndërkohë që Barcelona ruan edhe 10% të kartonit nëse futbollisti shitet në të ardhmen nga klubi gjerman.
Me këtë zyrtarizim dhe me uljen e pagave të Busquets dhe të Jordi Alba, Barcelona bëri të mundur që të regjistrojë blerjen e fundit, Kun Aguero në kampionat.
