Albi Doka: Polonia pengesa më e madhe, ky grup mund t’ia dalë
Mbrojtësi Albi Doka, po bën mirë në Kroaci me HNK Gorican dhe anësori është grumbulluar nga Reja për tri ndeshjet eliminatore të radhës për Shqipërinë.
Sot në konferencën për shtyp, në krah të Uzunit, lojtari foli për këto përballje duke vënë theksin te sfida me Poloninë, shkruan Ora News.
“Kemi 3 ndeshje dhe duhet të fokusohemi te Polonia, në qoftë se ja dalim me Poloninë të tjerat i kemi në shtëpi në sy të tifozëve, Besoj se do të marrim rezultat të mirë. Grupi i lojtarëve i bashkuar? Mendoj që po, me këtë grup kemi kohë që jemi bashkë, besoj që po do ja dalim në këto sfida. Them që Polonia është ekipi më i fortë, por nuk duhet t’u trembemi, jam me fat që stërvitem me këta lojtarët dhe nuk duhet të trembemi ndaj askujt”.
Optimizmi për Dokën është i madh në skuadër dhe sipas tij, Shqipëria mund të përsërisë suksesin e 2016 në Europian.
“Ne lojtarët e mendojmë, e bisedojmë, duhet ta ëndrrojmë prandaj jemi këtu për ta arritur këtë qëllim, atë sukses të 2016. Pauza e verës nuk ndikon aspak, na gjen të karikuar, motivi është të marrim rezultate sa më të mira. Aventura te Gorica? Siç e dimë të gjithë, kampionati kroat është mjaft i fortë, jam ambientuar dhe shpresojë për një trampolinë për më lart. Duhet parë se kur”, përfundoi mbrojtësi kuqezi.
