Dita e fundit e merkatos, Chelsea bën goditjen Saul nga Atl. Madrid

Plot surpriza kjo ditë e fundit e merkatos. Chelsea e ka mbyllur në mënyrën më të mirë duke bërë një goditje tjetër të madhe pas Romelu Lukakut teksa ka afruar mesfushorin Saul nga Atl. Madrid.

Për lojtarin interesoheshin disa ekipe të tjera të rëndësishme si Man. United apo Man. City por “Blutë e Londrës” kanë djegur konkurencën e tyre duke mbyllur akordin ditën e fundit të merkatos.

Gjithsesi bëhet fjalë për huazim me të drejtë blerjeje dhe vetëm për huazimin këtë sezon, Chelsea i ka paguar 5 mln euro klubit spanjoll ndërsa shitjet e disa të rinjve dhe huazimet e lojtarëve të tjerë si Ampadou dhe Bakayoko mundësuan edhe operacionin në fjalë.

Me Saul, Chelsea bën ndoshta repartin më të kompletuar dhe të rrezikshëm në Premier League me lojtarë krahas spanjollit si, Kante, Jorginho, Kovaçiç, Mount, Havertz dhe Loftus-Cheek.