Vëllai i pronarit të PSG, vë në lojë dhe provokon Real Madrid për Mbappe
Merkato për Real Madrid dhe PSG mbyllet në mesnatë në 00:00. Deri atëherë mund të ketë të papritura të mëdha siç është ajo e Mbappe për të cilën mësohet se Real Madrid ka bërë një ofertë të re prej 200 mln Euro.
Siç raportohet, janë 200 mln Euro të garantuara pa bonuse e nga ana tjetër te Paris Saint Germain nuk po përgjigjen, e kanë lënë mënjanë ofertën nga Florentino Perez.
Por në kulmin e zërave të merkatos, është sërish Khalifah Bin Hamad-Al Thani ai që ka provokuar dhe ka ndezur situatën teksa ka publikuar edhe një status për këto bisedime.
Vëllai i emirit të Katarit, i cili zotëron klubin parizien ka shkruar një mesazh provokues “220 mln Euro, tani mund të merrni. Linja është e hapur”, shkruan Ora News.
220 million euros. Now you can call.
— خلـــيفة بـــن حمـــد آلــ ثانــــــي (@khm_althani) August 31, 2021
The line is open https://t.co/2zHKRBMf6S
Provokim apo vënie në lojë, ndoshta numri 2 i familjes së Emirit po shtyn Florentino Perez që të bëjë një ofertë të çmendur në orët në vijim e pse jo të arrijë në 220 mln Euro të garantuara që mund të hapnin portën e kalimit të Mbappe nga Parisi në Francë. Vetëm pak orë kanë mbetur...
