Zyrtare, Juventusi rikthen Moise Kean në shtëpi. Ja shifrat e blerjes
Largimi i Ronaldos ja bëri të vështirë merkaton Juventusit që në dy ditë nuk mund të kishte mundësi zgjedhjeje për të përforcuar sulmin.
Zgjidhja e vetme dhe më e përshtatshme për bardhezinjtë ishte rikthimi i një talenti Italian si Moise Kean i cili pikërisht nga Juventusi u shit 2 vite më parë te Everton për 28 mln Euro.
Sot, Juventusi bëri zyrtare përforcimin në sulm teksa njoftoi huazimin e sulmuesit me të drejtë të detyruar blerjeje pas 2 sezonesh.
Sipas marrëveshjes, Juventusi do të paguajë menjëherë 7 mln Euro Everton për huazimin e 21-vjeçarit, për dy sezone dhe në vitin e tretë duhet të paguajë 28 mln euro për kartonin e sulmuesit ndërsa janë përfshirë në akord edhe 3 mln euro të tjera bonuse.
Me afrimin e Kean, Allegri mbush një boshllëk të madh që kishte në sulm, që gjithsesi është i pamjaftueshëm pasi ai donte edhe Mauro Icardin për të cilin ishte e pamundur të arrihej një marrëveshje me PSG në ditën e fundit të merkatos.

