Vonesat e urbaneve në Tiranë, qytetarët: Shekulli XXI s'ka më turp, presim 1 orë në stacion
Oraret dhe shpeshtësia e lëvizjes së urbanëve të transportit publik janë kthyer në shqetësim për qytetarët që shpesh detyrohen të presin gjatë nëpër stacionet e Tiranës.
Vonesa të shumta, pritje të gjata dhe mungesa e higjienës janë problemet kryesore të këtij shërbimi.
"Higjiena brenda është përtokë. Pa kondicioner, vapë, djersë, erë e keqe, ta shpif."
Ora News bëri një vëzhgim në terren pas ankesave dhe shqetësimeve të shumta ku linja e Kopshtit Zoologjik rezultoi më problematikja.
Vonesat e urbanëve arrin deri në 90 minuta pas orarit, çka ka sjellë edhe pakënaqësi tek qytetarët.
"Kopshti Zoologjik më skandalozi. Vonohet 1 orë e gjysmë, 2 orë, 1 autobus. Turp i botës, shekulli XXI s'ka më turp."
Edhe linjat e tjera përballen me vonesa.
Ora shënon 11.46 dhe tani erdhi autobusi i unazës së vogël ,të shohim kur do të vijë i radhës.
Tani ora shënon 12:01 min dhe në stacion mbërriti autobusi.
"Ndonjëherë edhe gjysmë ore, sidomos këto të Laprakës ."
"Tirana e Re dhe Kombinati."
Një tjetër problem haset në mosrespektimin e masave anticovid të cilat duken se nuk po zbatohen pasi thuajse askush nuk mban maska.
Disa janë të përgjegjshëm për mbajtjen e maskave ndërkohë që shumica e neglizhojnë zbatimin e rregullit duke sjellë rrezik në përhapjen e virusit.
"Absolutisht jo."
"Kam vënë re që nuk e mbajnë."
Qytetarët kërkojnë zgjidhje të problematikave të transportit urban i cili sipas tyre ka mangësi të theksuara pavarësisht se jemi në kryeqytetin e vendit.
