Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, në pranga 36-vjeçari në Tiranë

Një 36-vjeçar në Tiranë është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi R. G.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit R. G., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.