Paraqiti kartë identiteti të falsifikuar në Rinas, arrestohet 32-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2021, 14:32
Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave.”
Policia informon se shtetasit Sh. B., 32 vjeç, në hyrje të PKK Rinas, i ka paraqitur si dokument udhëtimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./OraNews/
