Goditën me sende të forta ish-kunatin, arrestohen 2 vëllezër në Mallakastër

Dy vëllezër nga fshati Fratar i Mallakastrës janë arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta ish-bashkëshortin e motrës së tyre, Sh. J., 59 vjeç.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan për veprën penale "Dhuna në familje" shtetasit M. I., 56 vjeç, F. I., 48 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër(vëllezër), pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta ish-kunatin e tyre, shtetasin Sh. J., 59 vjeç," informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./OraNews/