Tjetër shpërthim i fuqishëm në Kabul, hidhet në erë shtëpia pranë aeroportit (Foto)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2021, 15:21
Një tjetër shpërthim është regjistruar pasditen e sotme në Kabul .
Mediat e huaja, kanë publikuar disa foto ku shihet tym dhe flakë afër aeroportit, ndërkohë që nuk raportohet për viktima apo për të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, por megjithatë nuk ka dhënë detaje të tjera.

Dyshohet se bëhet fjalë për një sulm me raketë në një shtëpi, shumë pranë aeroportit ku të enjten u vranë më shumë se 170 persona.
Presidenti amerikan Joe Biden kishte paralajmëruar se një sulm tjetër në aeroportin në Kabul.