I dënuar brenda dhe jashtë vendit për trafikim narkotikësh, arrestohet në Tiranë 44-vjeçari me 4 emra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2021, 13:38
Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar me katër emra, të dënuar jashtë dhe brenda vendit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.
Këtë shtetas, Prokuroria e Milanos e ka dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./OraNews/
