Kultivonin kanabis në Shëngjergj të Tiranës, arrestohen dy vëllezërit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2021, 11:17
Dy vëllezër në Shëngjergj janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për kultivim të kanabisit.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit E. M., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, pasi dyshohen se në vendin e quajtur “Shtogu”, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen se në vendin e quajtur “Kollagjesh”, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./OraNews/
