Video/ Fuoristrada shkrumbohet nga zjarri në autostradën Tiranë-Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2021, 14:40
Një makinë tip "Fuoristradë" është shkrumbuar në afërsi të "Casa Italia" në autostradën Tiranë-Durrës.
Në videon e mbërritur në redaksinë e Ora News shihet se makina është djegur plotësisht.
Nuk dihet shkaku i zjarrit apo nëse ka të lënduar.
Si pasojë e incidentit është krijuar trafik i rënduar në autostradë./OraNews/
