Rama: Arrin në 457 numri i afganëve të ardhur në Shqipëri, gjithë opinioni ndërkombëtar sot flet me admirim për ne

Dy avionë të tjerë me afganë mes të cilëve edhe fëmijë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Bashkë me 182 afganët e mbërritur sot në vend shkon në 457 numri i tyre.

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook thotë se për Shqipërinë sot flitet me admirim në të gjithë opinionin ndërkombëtar.

"Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar #KrenarpërShqipërinë," shkruan Rama në Facebook.

108 prej afganëve të cilët mbërritën ditën e sotme u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës./OraNews/

Rama: Arrin në 457 numri i afganëve të ardhur në