Qepa me 'nam' e Linit, e ëmbël dhe më e preferuara për amvisat
Fshati turistik i Linit, krahas bukurisë që i ka falur natyra është mjaft i njohur për prodhimin e qepës e cila është nga më të njohurat në vend dhe rajon për ëmbëlsinë që ka.
Banorët thonë se kjo cilësi deri më sot arrihet vetëm në këtë zonë.
"Është vendi që e bën, asgjë tjetër. E ëmbël është qepa jonë, e tretshme, tretet kollaj."
Amvisat shprehen se edhe në gatim kjo qepë është mjaft e preferuar
"Është qepë e mirë, tretet përnjëherë kur e gatuan."
"Lini vetëm qepë mbillte më shumë, ishte qepë e ëmbël, e mirë."
Ndryshe nga shumë fshatra që ankohen për mungesën e tregut, për këtë problem nuk haset asnjë problem.
"Vijnë nga gjithë Shqipëria, nga Ohri, nga Struga, nga Kosova."
"Nga Tirana, Durrësi nga të gjitha anët e vendit vijnë."
Faktorët kryesorë se përse kjo perime bëhet kaq i ëmbël dhe i butë në Lin janë uji dhe dielli.
Fara e kësaj perime është kultivuar edhe në zona të tjera por nuk ka arritur të njëjtat veti si në Lin./OraNews/
