"Harruam shqiptarët?" Sfilitja 4 orë në portin e Vlorës
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 29 Gusht 2021, 14:26
Këto nuk janë pamje të afganëve që po largohen nga vendi i tyre.
Por janë turistë që vizituan Shqipërinë për pushimet e verës dhe emigrant që po kërkojnë të kthehen në shtetin ku jetojnë e punojnë.
Me orë të tëra janë detyruar të qëndrojnë në këto kushte në portin e Vlorës në pritje të tragetit të radhës dhe me shpresën se do të nisen drejt Brindisit.
Të moshuar e fëmijë kanë qëndruar pa asnjë mbështetje deri në orën 4 të mëngjesit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se prej datës 15 linjat punojnë me kapacitet të plotë, por sërish fluksi është i papërballueshëm, edhe pse ka shtim të linjave.
Të lodhur e të stresuar, jashtë kamerave dhe në të ftohtë shprehen se po ndihen sikur te jenë ata afganë në vendin e tyre.
