Thahet rezervuari në Berat, thatësira dhe abuzimet me ujin sollën katastrofën natyrore
Temperaturat e larta nuk sollën vetëm zjarre dhe thatësire.
Në Berat kjo zonë të krijon përshtypjen se jemi në shkretëtirë. Në fakt deri pak javë më parë këtu ishte një liqe.
Këto pamje vijnë nga Belesova e Kuçovës.
Rezervuari aty është tharë tërësisht, dhe kjo jo vetëm për shkak të thatësirës.
Banorët shprehen se hapja abuzive e tubacioneve të ujit ka sjell dëmtimin e rezervuarit.
"Ky ka ngelur në dorë kështu më duket se, shteti nuk interesohet më për këtë se e ka bërë derdhjen komplet. Vijnë e hapin vetë ata sipas kokës së tyre, ndonjë kryeplak, ndonjë shoqëri e ngushtë, se s'ka punë për vaditje më ky."
Banorët thonë se këtë pamje nuk e kanë parë kurrë.
"Hera e parë që thahet."
Një fermer kishte disa vite që shfrytëzonte për rritje e peshkut, tashmë gjithçka ka shkuar dëm duke e çuar drejt falimentit.
"Ka pasur më përpara por tani e kanë tharë fare dhe as masa, as vjen njeri, asgjë."
Banorët e fshatit të largët, e konsiderojnë këtë situatë si tregues të braktisjes nga pushteti vendor, ndërsa dëmi tashmë është i parikuperueshëm. /OraNews/
