Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari nga Tepelena

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Interpol njofton se është ekstraduar shtetasi  F. M., 44 vjeç, banues në Tepelenë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, falë shkëmbimit në kohë të informacioneve ky shtetas është arrestuar në Greqi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./OraNews/