I moshuari vdes në oborrin e banesës, masakrohet nga kafshët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2021, 17:42
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 82-vjeçar ka ndërruar jetë në oborrin e banesës së tij në Xenies në komunën Andravida-Kyllini.
Sipas mediave greke, vdekje e tij dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë policia greke në momentin që ka mbërritur tek banesa e të moshuarit e ka gjetur trupin e tij të masakruar nga kafshët.
Megjithatë nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij por do të pritet hetimi i plotë i rrethanave për të dalë në përfundim.
