Situata e Covid-19 në Kosovë/ 13 viktima dhe 1 mijë e 901 raste të reja në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2021, 15:08
Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ka bërë m dije se në 24 orët e fundit në Kosovë, kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e Covid-19.
Ndërkohë gjatë kësaj kohe, janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse, 1 mijë e 901 raste të reja.
Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999.
Në total numri i rasteve aktive është 21.922.
