Tenton të presë gypin kryesor të oksigjenit në Spitalin e Tetovës, nëse do ndodhte rrezikohej jeta e 120 pacientëve

Një person i panjohur ka tentuar të shkëpusë gypin kryesor të oksigjenit që furnizon repartin interne pranë Klinikës së Tetovës, shkruajnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

Fatmirësisht personi ka arritur të pres me mjet të mprehtë një gyp tjetër e jo gypin kryesor të oksigjenit. Nëse do të kishte arritur ta bëjë këtë, sot 120 pacientë me oksigjen që po trajtohen në ambientet e Klinikës do të ishin të vdekur 

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se është dëmtuar një gyp dytësorë, që nuk përbën rrezik për sistemin e shpërndarjes, ndërkaq theksojnë se në rast se do të dëmtohej sistemi, pasojat do të ishin fatale për pacientët. 

Policia dhe prokuroria janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbulimin e arsyes përse ka dashur të kryejë një akt të tillë.