I jepet lamtumira e fundit 18-vjeçares që u vra në Ferizaj, i pranishëm dhe Kryeministri Kurti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Gusht 2021, 14:28

Është përcjellë për në banesën e fundit Marigona Osmani, 18-vjeçarja, e cila është gjetur e vrarë para derës së spitalit në Ferizaj, dy ditë më parë.
Mediat kosovare, kanë publikuar foto,ku shihet se në varrim ka pasur një numër të lartë familjarësh e miqsh, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Viktima, e cila u vra të dielën në banesën e partnerit të saj është varrosur në varrezat e qytetit të Ferizajt. Pas dy ditësh në arrati, policia ka arrestuar sot të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.
Para se të niste ceremonia e varrimit, në Ferizaj u protestua dhe u kërkua drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares.


