Greqia i kërkon BE -së të ndihmojë në ndalimin e një fluksi të ri emigrantësh në Evropë
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të ndihmojnë vendet fqinje me Afganistanin për të ndaluar një fluks të ri emigrantësh në Europë.
Mitsotakis tha: Është e rëndësishme për BE të mbështesë vendet fqinje me Afganistanin me qëllim ëq të sigurojmë që nuk do të kenë flukes të reja në Europë”
Mitsotakis i ka thënë zv/ presidentit të Parlamentit Europian, Roberta Metsola që Greqia ka menaxhuar ndalimin e emigracionit masiv në të kaluarën dhe do të vijojë të njëjtën politikë këtë herë.
Zëdhënësi I qeverisë Yannis Oikonomou tha se Greqia nuk do të "merrte parasysh ndonjë përshkallëzim të mundshëm të çështjes së emigracionit dhe refugjatëve".
Momentalisht Greqia ka ndërtuar një gardh 40 km dhe sistem mbikqyrjeje në kufi me Turqinë me qëllim ndalimin e emigratëve nga Afganistani.