E rëndë/ 20-vjeçarja nga Tropoja vdes nga koronavirusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 11:58
Një 20 vjeçare ka ndërruar jetë në Gjakovë, pasi ishte infektuar me Covid-19.
Sipas medieve lokale, 20 vjeçarja ishte me prejardhje nga Tropoja, por me vendbanim në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës.
“Covidi i merr jetën vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë, ngushëllime familjes dhe te gjithë farefisit. U prehsh ne paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë”, shkruan 'Gjakova Sot'.
Në 24 orët e fundit sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë janë regjistruar 1,682 raste ditore pozitive me Covid si edhe 11 vdekje.

