Akuzohet për vrasjen e 18-vjeçares në Kosovë/ Policia kërkon ndihmë për kapjen e 29-vjeçarit
Dardan( Emrush) Krivaqa, i cili akuzohet si autori i vrasjes së 18-vjeçares në Kosovë, e identifikuar si M.O është shpallur në kërkim nga policia.
Kjo e fundit në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka shpërndarë foton e të riut , ndërkohë që ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për të bërë kapjen e tij.
“Kërkesë për bashkëpunim
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’.
Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) .
I njejti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.
Personi i kërkuar është Dardan( Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992 , adresa : rr,,Ramdan Rexhepi ’’ kati V-të , nr # 3-Ferizaj .
Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”- njoton policia.
Ngjarja e cila ka tronditur Kosovën, ka ndodhur ditën e djeshme. Ajo është dërguar pa shenja jete në spital nga Dardan Krivaqa, 29-vjeç, me të cilin, sipas familjarëve, viktima ishte martuar rreth dy muaj më parë dhe nga Arbër Sejdiu, 32-vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga. Të dy, menjëherë kanë ikur nga spitali.
